Ka marrë fund telenovela disa vjeçare me trekëndësisht të formuar nga Chelsea, Real Madrid dhe ylli belg, Eden Hazard. Ky i fundit, nga pasditja e të premtes është futbollist i madrilenëve.
Ish-numri 10 i Bluve të Londrës, në joshje reciproke me Los Blancos dhe trajnerin Zinedine Zidane prej shumë kohësh, ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me ekipin nga “Bernabeu” deri në vitin 2024.