Pak e besueshme, por e vërtetë. Tashmë edhe zyrtarisht, ndeshja Boca Juniors-River Plate është shtyer. Kështu njoftojnë mediat nga Argjentina, derisa kanë dhënë edhe arsyen, shkruan GazetaBlic.
Sipas tyre, moti i ligë që po mbretëron në kontinentin latin, ka obliguar organizatorët që ta shtyejnë ndeshjen. Më vonë do të vije edhe konfirmimi zyrtar se kur do të zhvillohet ndeshja e parë finale e Copa Libertadores 2018.