Një 12-vjeçar arriti të ngiste i vetëm një makinë për 1300 kilometra duke i rënë përqark gjithë Australisë, në një përpjekje për të arritur bregun perëndimor të qytetit të Perthit, njoftoi sot policia. Policia e Broken Hill, një qytet minerar në New South Wales, tha se ata e kishin ndaluar djalin në autostradë, dje në mëngjes, pasi pa se parakolpi i makinës prekte rrugën, raporton ATSH. Djali u tha se vinte nga qyteti i Kendallit, 1300 kilometra larg, në bregun lindor australian dhe se donte të shkonte në Perth, thënë ndryshe edhe 2800 kilometra të tjera. Ai u arrestua dhe u dërgua në një stacion policor. Nuk ka ende njoftime për këtë ngjarje.
12-vjeçari nget i vetëm makinën për… 1300 kilometra!
Leave a comment