Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, mund të largohet nga Juventusi gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, skuadra kineze, Beijing Guoan ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Atletico Madridit dhe Bayern Munichut. Thuhet se ekipi kinez i ka ofruar Juventusit 35 milionë euro për ta liruar reprezentuesin e Kroacisë. Ish-anëtari i Dinamo Zagreb, NK Zagreb dhe NK Marsonia këtë sezon ka luajtur 20 ndeshje, derisa ka shënuar vetëm 5 gola me Juventusin.