Sërish probleme dhe polemika në Gjermani, kundër emigrantëve dhe refugjatëve, për shkak të një ngjarje të rëndë të ndodhur në Friburg. Një vajzë 18-vjeçare u drogua dhe përdhunua nga një grup refugjatësh, para një diskoteke. Tetë persona u arrestuan si të dyshuar, ku shtatë prej tyre janë sirianë.
“Nuk do të ketë tolerime për ngjarje kaq të rënda”, tha kryebashkiaku u Friburg, Martin Horn. Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, ku të dyshuarit janë me moshë nga 19 deri në 29 vjeç, mes tyre edhe një 25-vjeçar gjerman. Mësohet se i riu gjerman i ka dhënë vajzës një pilulë, e cila mendohet të ketë qenë drogë, ku më pas e reja u tërhoq në një grumbull shkurresh pranë lokalit.
Ajo u gjet e dhunuar dhe e gjakosur nga një mike e saj. Policia arriti të bjerë në gjurmët e të dyshuarve, në sajë të ADN-së, gjatë ekspertizës që ju bë të dhunuarës.