Ky është momenti i pabesueshëm kur një 23-vjeçare ra nga kati i katërt i një ndërtese, teksa po tentonte të parkonte dhe arriti të mbijetojë. Lindsay Cook po përpiqej që të parkonte makinën, një Audi Q5, kur aksidentalisht i dha më shumë gaz seç duhet, duke thyer barrierën e parkingut dhe duke përfunduar kështu në oborrin e ndërtesës. Fatmirësisht, 23-vjeçarja pësoi vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti, që u filmua nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ndodhi në Maryland të SHBA dhe video e këtij momenti u publikua nga policia e Baltimore.