Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar raportin Pulsi Publik XIV i cili paraqet perceptimet e qytetarëve kosovarë për proceset demokratike dhe perceptimet për kushtet ekonomike, raporton Zeri.info
Atdhe Hetemi, menaxher i projektit Pulsi Publik prezantoi të gjeturat e këtij projekti
“Sipas të dhënave të anketës shihet që ka rënie në kënaqshmërinë e qytetarëve në shumicën e insituticioneve kryesore, ekzekutivi, legjislativi, dhe gjyqësori, në përjashtim të punës së Kuvendit dhe presidentit 39% e qytetarëve”, tha ai
Ndërkaq sipas raportit del se edhe gjysma e kosovarëve janë të pakënaqur me orientimin aktual politik.
“Gatishmëria për të protestuar për arsye politike, 38% kanë thënë po, mirëpo ka rritje në indeksin e demokratizimit dhe besueshmërisë ekonomike kjo është rritje më e lartë që nga vitit 2010”, tha Hetemi, raporton “Zeri.info”.
Ndërsa për zgjedhjet shumica e të anketuarve kanë thënë që janë demokratike.
“Mbi 50% kanë thënë që zgjedhjet janë demokratike dhe 53 për qind kanë thënë se ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i respektojnë të drejtat e njeriut, 52% e mediave në Kosovë e gëzojnë lirinë e shprehjes”, tha ai.
Problemet e kosovarëve mbesin të njëjtat ende.
“Problemet më të mëdha, papunësia,29%korrupsioni 14% dhe varfëria,8^ ndërsa probleme tjera janë edhe edukimi dhe shërbimet shëndetësore, shumica 78% mendojnë se lidhjet familjare, ryshfeti, partitë politike janë shkaktari kryesorë për të gjetur punë”, thuhet në raport. /Zëri/