Shkup, 3 korrik – Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, paralajmëron protesta këtë të dielë në qytetin e Strumicës. Mickovski më tej tha se ai dhe shumë të tjerë të VMRO-DPMNE janë të vendosur që të shkojnë para deri në fitoren e cila do të thotë fitore për Maqedonisnë. Është koha të dëgjohet zëri ynë i përbashkët në luftën për Maqedoninë.
“Për këtë shkak unë hyra në politikë me mendim të pastër dhe me shpresë se do të lë diçka të mirë pas vetes për ardhmërinë tonë të përbashkët si shtet. Ta mposhtim padrejtësinë dhe të dëgjohet zëri që do të buqasë në zemrat tona dhe të themi duhet më mirë. Unë si dhe shumica nga VMRO-DPMNE jemi të vendosur se do të shkojmë deri në fund dhe se kthim prapa s`ka, deri në fitoren përfundimtare. Koha është të dëgjohet zëri ynë i përbashkët dhe për këtë shkak vazhdojmë me luftën për Maqedoninë. Për këtë shkak Ju ftoj në marshin protestues në Strumicë, të dielën me fillim në ora 13.00″, tha Mickovski.
Jetojmë një jetë ku problemet dhë humbjet janë pjesë e përditshme ndërsa fitore nuk ka. Pyetja e vërtetë është se a mundet më ndryshe? PO mundet më ndryshe, ndryshe do të ndodh nëse ngritet zëri yt, i të afërmve tuaj, familjes dhe fqinjëve, tha mes tjeras kreu i VMRO.