Boksierët kosovarë rrezikojnë të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kjo për shkak të kostos të madhe. Nëpërmjet një statusi, Federata e Boksit të Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të ardhura për të përballuar shpenzimet e plota, dhe për këtë arsye rrezikohet pjesëmarrja e boksierëve kosovarë. Gjithashtu federata kërkon edhe ndihmën e shtetit kosovar, duke shpresuar se do të ndihmojë boksierët me të ardhura.
Njoftimi i plotë nga Federata:
Një problem i ri për boksierët e Kosovës për Kualifikime për Tokio 2020 në Londër, është i shtrenjtë dhe aplikimet janë shumë të ndërlikuara. Kostoja e pjesëmarrjes për një boksier është mbi 3000.00 € ,dhe për skuadrën tonë për pjesëmarrje në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje duhet të ndajmë rreth 15000.00 € Duke pasur parasysh se llogaria e FboxK është 00.00 € , gjithashtu klubet nuk janë në gjendje asgjë më të mirë, ne besojmë se Londrën do të shohë vetëm ata që janë në gjendje të paguajnë kostot e tyre.
Por shpresojmë dhe besojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës ( KOK) , Ministria e Sportit ( MKRS),dhe ndonjë donator do të ndihmojë dhe përkrah boksierët tanë, qe të garojnë me 14-24 Mars në Londër për të arritur normën Olimpike dhe të jenë pjesëmarrës në L.O.Tokio 2020.