Një aksident është regjistruar në Cërrik, ku një automjet pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar duke u përplasur me një lokal. Si pasoj përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët po drekonin në lokal.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik dhe automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet J.Ç., 38 vjeç. Menjëherë pas përplasjes 38-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por policia ka arritur ta ndaloj pak minuta më pas.
Njoftimi i policisë:
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.
Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!