Një vajzë e vogël ka shpëtuar 3 motrat e saj nga një aksident fatal në një zonë rurale të Queenslandit, Australi. 5-vjeçarja gjendej në karrigen e pasagjerit ndërkohë që e ëma, Lacey Bradford i jepte makinës. 3 motrat e saj gjendeshin në karrigen e pasme të makinës në kohën kur automjeti u përmbys duke lënë të vdekur në vend nënën e tyre. Megjithëse dëshmoi vdekjes e mamasë së saj, vogëlushja trime doli nga makina duke tërhequr jashtë 3 motrat e saj, një 4-vjeçare dhe dy binjaket 2 vjeç. Ajo jo vetëm i nxori ato jashtë makine duke i zbërthyer rripin e sigurimit por filloi të lajmëronte për ndihmë. Përplasja ndodhi në mëngjesin e së premtes, së datës 3 shkurt, kur mamaja po i çonte vajzat në shkollë dhe kishte vendosur të merrte një rrugë të shkurtër.