Ka filluar faza e tenderimit dhe janë përcaktuar 90 milionë denarë pikërisht për fazën e parë që ka të bëj me rikonstruimin komplet të stacionit të pompave të cilët do të shfrytëzojnë ujë nga Liqeni i Dibrës. Afati i realizimit do të jetë brenda 12 muajve
Vjollca SADIKU
Dibër, 17 gusht – Sistemin për vaditjen të Fushës së Dibrës i cili tërësisht u shkatërruar para 15 viteve me çka dëmet për bujqit dibran janë të mëdha, pritet që të rikonstruohet shumë shpejt. Ka filluar faza e tenderimit dhe janë përcaktuar 90 milionë denarë pikërisht për fazën e parë që ka të bëj me rikonstruimin komplet të stacionit të pompave të cilët do të shfrytëzojnë ujë nga Liqeni i Dibrës. Afati i realizimit do të jetë brenda 12 muajve. Kjo mes tjerëve u theksua në takimin që pati sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili gjatë vizitës në Dibër me kryetarin Hekuran Duka. Në fazën e dytë siç është theksuar në takim do të bëhet rikonstruimi dhe rindërtimi i kanalit kryesor dhe rrjetit të detajuar të sistemit për ujitje të Fushës së Dibrës. Realizimi i të dy fazave faktikisht do të mundësojë që Fusha e Dibrës përsëri të ujitet.
Siç thekson kryetari i Dibrës Hekuran Duka në takimin janë dhënë detaje rreth projektit për rikonstruimin dhe rindërtimit të sistemit të Fushës së Dibrës i cili sipas dokumentacionit teknik ka paraparë që të përfshihen 2 mijë hektarë tokë bujqësore duke shfrytëzuar ujin nga Liqeni i Dibrës. Burimi i njëjtë potencon se tani më ky lajm është përshëndetur nga shoqatat e bujqve dibran e cila më shumë se 15 vite ka patur dëme të mëdha për shkak të mos funksionimit të sistemit për vaditje. Viteve të fundit siç thekson Duka janë ndërmarr të gjithë aktivitetet për të rivendosur sistemin përsëri. “Në vitin 2017 është përgatitur dokumentacioni teknik i projektit dhe që parasheh dy faza. Në kontinuitet kanë vazhduar aktivitete në bashkëpunim mes qeverisë dhe pushteti vendor dhe tani janë ndarë edhe mjetet dhe pas tenderimit që realizohet aktualisht fillojnë edhe aktivitete aq të pritura”, thekson Duka.
Shkatërrimi i sistemit për vaditje para më shumë se 15 viteve shkaktoi dëme të mëdha në sferën e bujqësisë në Dibër. Pronarët e tokave në të cilët ishte prezent sistemi ishin të detyruar që edhe mbjelljet të tokës ti ndryshojnë tërësisht me kultura bujqësore që nuk kërkojnë ujë. Nga shoqatat e bujqve dibran potencojnë se Dibrës ju bë një padrejtësi e madhe. Sistemi për ujitje të fushës së Dibrës u ndërtua menjëherë pas ngritjes të pendës të Liqenit të Dibrës me çka tërësisht u mbulua me ujë fusha më pjellore e Dibrës, ajo e Udovës. Me qëllim që sa do pak të kompensohet ky dëm i madh që iu bë Dibrës, u ngrit sistemi për vaditje, në fillim të viteve të 70-ta. Atë kohë me projektin e sistemit faktikisht ishte paraparë ujitja e më se 3 mijë hektarëve.
Poashtu sipas marrëveshjeve të para të institucioneve qendrore kishte edhe subvencionime të taksave për përdorimin e ujit. Por, për fat të keq ndokush organizoi shkatërrimin e sistemit në fillim të viteve 2000-ta. Andaj edhe aktivitetet e fundit rreth rikonstruimit të këtij sistemi shumë domethënës për Dibrën, janë përshëndetur jo vetëm nga bujqit lokal por edhe nga të gjithë dibranët. Për shkak të mosfunksionimit të sistemit deri tani një pjesë e madhe e tokave bujqësore u braktisën kurse rendimenteve të kulturave bujqësore u zvogëluan. (koha.mk)