Delegacioni i lartë ushtarak i gardës nacionale (GN) të shtetit federal të SHBA-së, Vermont, në suaza të vizitës disaditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë realizoi vizita në disa prej njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, delegacioni i kryesuar nga komandanti i GN të Vermontit, gjeneral majori Stiven Krej, i shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, sot e vizitoi komandën e stërvitjeve dhe doktrinave në Veles.
“Me atë rastdelegacioni u jjoftua me misionin dhe detyrat e kësaj njësie të nënshtruar të parë të ARM-së, me theks në rolin dhe mundësitë e qendrës për stërvitje individuale dhe qendrën për simulime në funskion të kryerjes së trajnimit të pjesëtarëve të ARM-së në pajtim me standardet e NATO-s”, informon Minsitria e Mbrojtjes.
Anëtarë të delegacionit përgjegjës për menaxhim të krizave dhe katastrofave në krye me drejtorin e Drejtorisë për mbështetje ushtarake paraprakisht e vizituan çetën për ABBK (Armë bërthamore bilogjike kimike) përderisa nënoficeri kryesor i GN të Vermontit i vizitoi bataljonin inxhinierik dhe bataljonin e tretë mekanizues këmbësorik të cilët janë në prëbërje të brigadës së parë mekanizuese këmbësorike.
“Gjatë vizitave, edhe njëherë u theksua roli i vizitave të[ ndërsjellta në sendërtimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me GN të Vermontit dhje Armatën e SHBA-së, me çka kontrobuohet me implementimin e NATO-standardeve të arritura në trajnim, përmes pjesëmarrjes së barabartë të pjesëtarëve të ARM-së me pjesëtarët e armatave të NATO-s në shumë stërvitje ndërkombëtare dhe në misione paqësore”, thekson Ministria e Mbrojtjes.
Vizitat në baza ushtarake, qendra shkollore dhe forma të ndryshme të trajnimit ushtarak janë pjesë e aktiviteteve të cilat realizohen përmes kontakt programit ushtarak të bashkëpunimit të ARM-së me GN të vermontit dhe Armatës së SHBA-së.