Në botën moderne të futbollit, ku shumica e lojtarëve konkurrojnë me njëri-tjetrin për të shfaqur mënyrat e tyre të jetesave, me makina e shtëpi luksoze, një futbollist duket se e bën diferencën. Mbrojtësi i Getafes Djene Dakoman Ortega bën një jetë modeste.
Ai udhëton së bashku me njerëzit e tjerë të Madridit për në stërvitjet e tija me klubin e Getafes. Të shtunën pasdite, është shumë e mundshme që Djenes t’i jepet detyra ta ruajë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen që skuadra e tij Getafe e zhvillon ndaj rivalit lokal Real.