Meksiko-Siti, 28 tetor – Meksika dhe Argjentina janë për respektimin e integritetit territorial të Spanjës duke shtuar se nuk e njohin pavarësinë e Katalonjës. Presidenti meksikan Enrike Penje Nieta shkroi në Tuiter se pret një zgjidhje të qetë dhe politike të krizës. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet shpresë se me ndihmën e mjeteve kushtetuese do të zgjidhet problemi dhe do të garantohet integriteti territorial i Spanjës.