Arabia Saudite vendosi të blejë armë me vlerë prej shtatë miliardë dollarë, të prodhuar nga kompani për industri ushtarake të SHBA-së, kumtuan burime mirë të informuara. Kompanitë e zgjedhura janë “Rejtin” dhe “Boing”, të cilët refuzuan të komentojnë. Kjo është pjesë e marrëveshjes për furnizim me armë me vlerë prej 110 miliardë dollarë, të lidhur gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në Arabinë Saudite në maj të këtij viti.
Shitja e armës për Riadin dhe vendet tjera nga Këshilli për bashkëpunim në Gjirin persik është temë gjithnjë e më e kontestueshme në Kongresin e SHBA-së, i cili duhet ta miratojë marrëveshjen. Departamenti i Shtetit ende nuk i ka informuar kongresmenët për marrëveshjen. “Nuk nuk konfirmojmë ose demantojmë shitjet, derisa Kongresi zyrtarisht nuk informohet për to”, deklaroi një përfaqësues i Departamentit të Shtetit. Sipas përfaqësuesit të Qeverisë amerikane, marrëveshja përfshin periudhë prej dhjetë viteve, ndërsa deri te dërgesa e parë reale mund të kalojnë më shumë vite.