Barcelona në 1/8 e finale së Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Chelseat dhe kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalonase, Ernesto Valverde. Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajnë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.
“Ishte një short i vështirë për në, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për Barca TV. “Chelsea është kampion aktual i Premierligës dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jetë një ndeshje e bukur dhe motivuese”