Kryeministri Edi Rama është takuar me zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Nuk dihet shumë detaje lidhur me përmbajtjen e këtij takimi, që përfundoi rreth orës 12:30, ndërkohë Albin Kurti është i ftuar në Konferencën Ballkanike të Partive Socialiste Evropiane
Rama është fotografuar në një nga kafet në qendër të Tiranës me dy politikanë shumë të njohur në Kosovë, zv.kryeministrin, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, transmeton ora news.
Dje, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi
Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të mediave është zhvilluar në një kafe pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur disa minuta.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit ky takim ka qenë informal.
Vizita e presidentit të Kosovës në Tiranë vjen 3 ditë pas protestës në rrugën e Kombit, por edhe një javë pas ekstradimit të 6 shtetasve turq si mbështetës të Gylen.
Ndërkohë sot mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së të arrestuarve për Rrugën e Kombit.
Në foto shihet edhe deputeti Taulant Balla.