Shkup, 13 prill – Një person sot ka shtënë ndaj të punësuarës A.Gj. në marketin “Kiper ” në Çair. Rastin në polici në orën 14:38 e kanë denoncuar të punësuarit në market, i cili ndodhet në rrugën “Kemal Sejfulla”. Siç informojnë për MIA-na nga MPB, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e rastit.