A e dini se ka një vend në botë, në të cilin nuk mund të gjeni as autobusë dhe as trena? I vetmi mjet transporti për të lëvizur në këtë qytet është makina. Po flasim për qytetin Monschau. Ky qytet është përmendur për herë të parë në vitin 1198 nën emrin francez Montjoie dhe u zhvillua përreth kështjellave mesjetare, rrënojat e të cilave ekzistojnë sot. Monschau ose Montjoie francez është një qytet historik i vendosur në vargmalet Eifel, vetëm 2 km nga kufiri gjerman me Belgjikën, në Gjermaninë Perëndimore. Ky është një nga qytete e pakta në Gjermani që ka mbetur i paprekur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye është konsideruar si qyteti më i bukur në rajon.