Shkup, 6 janar – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari gjeneral i partisë, Oliver Spavovski, sapo ka përfunduar takimin me krerët e Lëvizes BESA, ne selinë e kësaj të fundit në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Me gjithë insistimin tonë, lideri i LSDM-së mohoi të deklarohet se për çfarë konkretisht u bisedua në këtë takim, ndërkohë tha shkurt se bëhet fjalë për takim të zakonshëm, njëjtë sikurse do të realizojë dhe me partitë tjera shqiptare. “Ishte një takim i zakonshëm paszgjedhor, ndërsa do të realizojmë takime të këtilla dhe me partitë tjera shqiptare”, tha shkurt Zaevi, duke mos pranuar të përgjigjet nëse tashme u ka dërguar ftesë për takim edhe BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Në ndërkohë, nga Lëvizja BESA nuk pranuan të deklarohen për takimin, ndërsa tashmë dihet se partner më i mirë për koalicion qeverisës për BESËN do të ishte Zaevi. (koha.mk)