Krushevë, 29 qershor – Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, Lupço Janevski këtë vit pret rritje të numrit të turistëve për 20 deri 30 për qind.
Siç deklaroi sot, pas hapjes së Info-paraglajding qendrës në Krushevë, në katër muajt e parë të këtij viti, veçmë është vërejtur rritje për 25 për qind.
“Veçmë jemi në vizitë të qendrave turistike në Maqedoni. Dje ishim në Dojran dhe aty veçmë janë mbushur kapacitetet për këtë sezon. Sot jemi në Prespë, ndërsa javën e ardhshme në Resnjë dhe Ohër. Aty janë autoritetet lokale dhe do t’i kontraktojmë të gjitha mundësitë e tjera për zhvillim të turizmit, si dhe promovimin e manifestimit, të cilat si Agjenci mund t’i përkrahim”, tha Janevski.