Prishtinë, 5 korrik – Edhe 20 serbë të Kosovës, pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë vendosur të tërhiqen prej këtij formacioni, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Televizioni Most i Mitrovicës së Veriut njofton se 20 serbë të cilët kanë qenë pjesëtarë të FSK-së sot kanë kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes dhe menjëherë e kanë braktisur punën.
Sipas këtij televizioni në gjuhën serbe, para dy ditësh të njëjtën e kanë bërë tetë serbë të tjerë.
Autoritetet kosovare pohojnë se kjo ndodh për shkak të presionit të madh nga Beogradi zyrtar dhe prej strukturave paralele serbe në Kosovë ndaj serbëve të cilët janë pjesëtarë të FSK-së.
Këtij problemi iu kushtua edhe seanca e sotme e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e konvokuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.