Asambleja Parlamentare e KB-së e zgjodhi Islandën në vendin e SHBA-së në Këshillin e KB-së për të drejta të njeriut, pas vendimit të administratës së Trampit që Uashingtoni ta braktisë këtë organizatë me seli në Gjenevë.
Islanda u nominua nga grupi i vendeve perëndimore dhe mori 172 vota, ndërsa Franca mori një votë, duke shkaktuar të qeshur në sallën për seanca.
Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në KB Niki Hejli deklaroi se administrata e Trampit e ka sjellë këtë vendim, sepse SHBA-ja nuk mund të mbetet anëtare e “një organizate hipokrite dhe lakmuese e cila luan me të drejtat e njeriut”.
Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut ka 47 anëtare dhe në të ka numër të caktuar të vendeve për çdo rajon në botë.
Mandati i Islandës fillon menjëherë dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.