Tre persona janë lënduar në këmbimzjarrin në Tetovë dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Dy persona kanë pasur lëndime në abdomen, ndërsa njëri për shkak të lëndimeve të rënda në kokë ndodhet në qendrën për komë në Klinikën për neurokirurgji.
Nga Qendra urgjente për MIA-n deklaruan se dy të lënduarit në abdomen janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Ndodhen në Repartin për mjekim intensiv.