Athinë, 25 korrik – Mitropoliti grek Amvrosie në blogun e tij e akuzoi kryeministrin, Aleksis Cipras dhe ateizmin e tij se janë fajtorë për zjarret katastrofale në të cilat vdiqën të paktën 80 njerëz.
“Kryeministri ateist Cipras shkaktoi zemërimin e Zotit. Greqinë e shkatërruan zjarret dhe përmbytjet”, shkroi në blogun e tij mitropoliti Amvrosie.
Cipras nuk është besimtar, prandaj mitropoliti grek vendosi ta shfrytëzojë tragjedinë në Greqi që të thotë se zjarret në të vërtetë janë dënim i Zotit për kryeministrin jobesimtar.
Mitropoliti duke cituar nga Dhiata e re, shton se për shkak “largimit të njerëzve nga Zoti paraqiten katastrofa të ndryshme siç janë tërmetet, uria, epidemi, gjakderdhje, krime dhe zjarre shkatërruese”.
“Pyetem, kush është për largimin e grekëve modern nga rruga e Zotit? Kush tjetër? Kryeministri ateist Aleksis Cipras dhe bashkëpunëtorët e tij”, shkroi mitropoliti.
Shtoi se Cipras nuk i ka pagëzuar fëmijët e tij dhe nuk është martuar me të dashurën e tij.
Mediat greke reaguan ashpër veçanërisht për pohimet skandaloze të mitropolit duke thënë se në zjarret e vitit 2007 në të cilat vdiqën 84 njerëz, “në pushtet nuk ka qenë ndonjë jobesimtar, por partia konservatore dhe religjioze Demokracia e Re”.