Shkup, 4 shtator – Nesër, 05.09.2018 (e mërkurë) me fillim në ora 11:00, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe IPA koordinatori Nacional (NIPAK), Bujar Osmani së bashku me Ministrin për Arsim, Arbër Ademi, do ta vizitojnë shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Likovë. Qëllimi i vizitës është inspektimi i vendit të projekteve që janë ndërtuar me shfrytëzimin e donacioneve të IPA fondeve nga ana e Bashkimit Evropian, si dhe njoftim për thirrjen e re për paraqitje të projekteve për IPA fonde në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës.