Fytyra është pasaporta e pare me të cilën prezantohemi. Sado që trupi ynë është i organizuar si një tempull ku çdo pjesë ka rëndësinë e tij. Fytyra mbete gjëja e parë që shohim tek një person. Regjimi ushqimor, kontakti i fytyrës me faktorët e jashtëm, papastërtitë e ambientit, të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e fytyrës sonë. Por mesa duket shfaqja e akneve në zona të caktuara të fytyrës paralajmëron edhe problematika të caktuara. Informohuni në artikullin e mëposhtëm dhe përpiquni të merrni masat e duhura.
Aknet në mjekër, nofull dhe qafë tregojnë ardhjen e ciklit menstrual. Hormoni i testosteronit pëson shumë luhatje gjatë kësaj periudhe dhe bën që gjëndrat të mbiprodhojnë vaj. Për rrjedhojë poret e fytyrës mbyllen dhe shfaqen aknet.
Hapësira mes hundës dhe ballit formon edhe zonën T të fytyrës. Aknet e shfaqura në këtë zonë krijohen si pasojë e stresit të akumuluar gjatë ditës.
Edhe në zonën anësore të fytyrës rrëzë flokëve , njohur ndryshe si tëmthat e fytyrës, shfaqen akne. Kjo gjë ndodh nga veprimi i produkteve larës të flokëve. Kur të lani fytyrën, masazhojeni butësisht dhe bëni skrub të vazhdueshëm gjer në rrënjë. Nëse aknet bëhen problem, përdorni një tonik ditor për flokët.
Aknet në faqe: Duart e pista apo mbështetja e vazhdueshme e smartphone-it tuaj në faqe është arsyeja kryesore që çon në shfsqjen e akneve në këtë zonë. Bakteret mbyllin poret dhe bllokojnë ajrosjen e fytyrës.
Edhe në zonën përreth gojës shfaqen akne. Ushqimet me përmbajtje acide si limoni apo uthulla mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë inflamacion. Kurse ushqimet yndyrore si patatet e skuqura bllokojnë poret e lëkurës.
Aknet në gjoks dhe në shpinë. Reçipetat e gabuara apo materiali i papërshtatshëm i veshjeve çojnë në shfaqjen e akneve.