Ndërkohë që shumë media botërore kanë raportuar se varianti i ri i virusit Covid-19, i njohur si KP.2, është duke u përhapur dhe është mjaft i rrezikshëm, ka disa mënyra që të parandalohet. Times of India ka renditur disa këshilla natyrale për t’u mbrojtur nga KP.2.
Rritja e imunitetit përmes marrjes së vitaminave e mineraleve të nevojshme nga ushqimi i shëndetshëm si frutat e perimet. Ushqimet që janë të pasura me vitaminë C, D, zink e të tjera vlera ushqyese të nevojshme, mund të ndihmojnë rritjen e imunitetit të organizmit në përgjithësi dhe ndihmojnë trupin të jetë i fortë kundrejt infeksioneve të ndryshme. Në mënyrë që organizmi të qëndrojë i shëndetshëm duhet ngrënë fruta, perime, fara e arrore në baza ditore. Sipas një studimi që është publikuar në gazetën “Nutrients”, vitamina D luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sistemin imunitar duke ulur rrezikun nga infeksionet respiratore.
Hidratimi me ujë të vakët, përveç që qetëson mendjen e organizmin, është i rëndësishëm edhe për imunitetin e organizmit. Uji i ngrohtë ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, mban organizmin të hidratuar dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar. Sipas një studimi që është publikuar në “International Journal of Hyperthermia”, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, rrit imunitetin dhe mbështet shëndetin në përgjithësi.