Policia Civile e São José dos Pinhais ka njoftuar se ka ndaluar Edson Brittes Junior, sipërmarrësin 38-vjeçar që ka rrëfyer vrasjen e 24-vjeçarit, futbollistit Brazilian Daniel Correa Freitas. Pas arrestimit të realizuar gjatë mëngjesit, pas indikacioneve të dhëna nga një dëshmitar okular, vrasësi ka rrëfyer dhe pranuar se ka reaguar i ndikuar nga tërbimi, duke sqaruar se ka ndërhyrë për të ndalur një tentativë përdhunimi në dëm të bashkëshortes së tij, edhe ajo e përfunduar nën pranga.
“Bëhet fjalë për një baba familje, i detyruar për të reaguar me qëllim që të mbronte familjen e tij. Kur ka hyrë në apartamentin në të cilin ndodhej Freitas, është shtangur nga fakti që ka parë futbollistin teksa tentonte të praktikonte dhunë mbi të shoqen”, ka sqaruar Claudio Dalledone, avokati i të akuzuarit. Vrasësi, duke pranuar se ka kryer krimin, ka sqaruar për “Radio Globo” se është përleshur me Freitas dhe se e ka dhunuar deri sa futbollisti kishte mbetur pa ndjenja.
Për të vijuar më pas të plagoste trupin e tij me thikën që mbante në makinë, në të njëjtin mjet me të cilin ka transportuar më pas trupin e viktimës, përpara se ta braktiste atë disa kilometra larg vendit të krimit. “Kur pashë time shoqe në vështirësi, nuk pashë më dhe kam reaguar në mënyrë instiktive, pa menduar. Miqtë e mi tentuan të më ndalojnë, por nuk kishte asgjë për të bërë. Në atë moment asgjë dhe askush nuk mund të më ndalonte”, rrëfeu Brittes.