LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Vendimin për mos pjesëmarrje në seancë LDK-ja e ka marrë mbrëmë rreth orës 21:30. Ketë e kanë konfirmuar deputetë të kësaj partie.
Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e LDK-së përmes së cilës synohej që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, transmeton ksp. Me mungesë kuorumi, Kuvendi nuk arriti të miratojë asnjë nga pikat e parapara.