Athinë, 14 janar – Deputeti i Grekëve të Pavarur, Thanasi Papahristopulos, i cili edhe në të kaluarën deklaroi publikisht se e mbështet Marrëveshjen e Prespës, në një intervistë për televizionin grek ERT, e konfirmoi qëndrimin e tij se pasi që do të votojë për ratifikimin do ta lëshojë vendin e deputetit.
Deputeti i Grekëve të Pavarur e vlerësoi si të mirë dhe të drejtë vendimin e kryeministrit grek që të kërkojë votëbesim nga Parlamenti grek.
Në periudhën e kaluar, duke folur për mediat greke, ai komentoi se Marrëveshja e Prespës është historike, duhet të votohet nga Parlamenti grek dhe duhet të mbyllet çështja shumëvjeçare mes dy vendeve.