Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot duhet të nis shqyrtimin e ankesave të dorëzuara nga VLEN-i, VMRO, Levica dhe LSDM e që kontestohen disa vendvotime në Zonën 6 zgjedhore dhe Zonën 5 zgjedhore. Koalicioni VLEN ndërkohë ka dorëzuar dhjetë ankesa vetëm për Zonën 6 zgjedhore, konkretisht konteston vendvotime në Komunën e Gostivarit, Bogovinës, Zhelinës dhe në Tetovë, shkruan gazeta KOHA.
Në vendvotimet e Zonës 6 zgjedhore për të cilët janë dorëzuar ankesa, Fronti Europian ka fituar 1765 vota, ndërsa koalicioni VLEN – 1477 vota. Në BDI thonë se, absurdi i ankesave është se pikërisht në disa nga këto vendvotime, VLEN-i ka fituar 2 me 1 ndaj Frontit Europian.
Por, meqenëse VLEN-it i duhen vetëm 110 vota për të fituar një deputet plus, e njëjta është ankuar në KSHZ edhe pse në procesverbalet e firmosura nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit nuk ka asnjë vërejtje. Arsyetimi i VLEN-it është se, në kutitë e votimit ka dallim të numrit të votave me nënshkrimet në librin më emrat e votuesve. Më poshtë, gazeta KOHA ka siguruar numrat e vendvotimeve dhe numrin e votave që kanë marrë të dyja palët – Fronti Europian dhe Koalicioni VLEN.
- VENDVOTIMI nr. 2101 – LLËRCË,
FRONTI EUROPIAN: 134 vota
VLEN: 332 vota
- VENDVOTIMI nr. 0386 – GOSTIVAR
FRONTI EUROPIAN: 112 vota
VLEN: 88 vota
- VENDVOTIMI nr. 1953 – TETOVË
FRONTI EUROPIAN: 196 vota
VLEN: 246 vota
- VENDVOTIMI nr. 2071 – BOGOVINË,
FRONTI EUROPIAN: 347 vota
VLEN: 260 vota
- VENDVOTIMI nr. 0528 – GOSTIVAR
FRONTI EUROPIAN: 247 vota
VLEN: 124 vota
- VENDVOTIMI nr. 0458/1 – VRAPÇISHT
FRONTI EUROPIAN: 179 vota
VLEN: 36 vota
- VENDVOTIMI nr. 0501 – FORINË
FRONTI EUROPIAN: 145 vota
VLEN: 68 vota
- VENDVOTIMI nr. 2069 – PIROK
FRONTI EUROPIAN: 103 vota
VLEN: 140 vota
- VENDVOTIMI nr. 0387 – GOSTIVAR
FRONTI EUROPIAN: 171 vota
VLEN: 129 vota
- VENDVOTIMI nr. 0511 – BANJICA E POSHTME
FRONTI EUROPIAN: 131 vota
VLEN: 54 vota
* * *
NUMRI I PËRGJITHSHËM I VOTAVE TË KONTESTUARA
FRONTI EUROPIAN: 1765 vota
VLEN: 1477 vota
(koha.mk)