Shkup, 23 janar – Duke marrë parasysh momentet aktuale në BE, zgjedhjet e ardhshme për përbërje të re të Parlamentit Evropian, ndërsa pastaj edhe Komisionit Evropian, por edhe çështjen e Bregzit, Rumania gjatë presidencës së saj me Bashkimin Evropian ballafaqohet me sfida të mëdha, por këtu në Maqedoni hasim një atmosferë premtuese sepse forcat demokratike në shoqëri, qeveri dhe parlament kanë krijuar një nxitje për të ecur përpara në drejtim të reformave dhe tejkalimin e hendeqeve të caktuara drejt integrimit evropian.
Këtë e tha sot ambasadori rumun në vend Viorel Stanil, i cili para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane i prezantoi prioritetet e presidencës rumune e cila ka filluar nga 1 janari i këtij vitit, ndërsa do të zgjas deri më 1 korrik.
Kohezioni është motoja e presidencës rumune. Ambasadori rumun potencoi se kohezionin e konsideron si të rëndësishëm për të gjitha aktivitetet më thelbësore në të cilat Unioni është përkushtuar në periudhën e ardhshme. Ekzistojnë tre prioritete për presidencën rumune ato janë aktivitetet e Unionit në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe politikën e zgjerimit të Unionit, politikat për siguri të përbashkët dhe mbrojtje si dhe Bregziti.
“Do të vazhdojmë me politikën që e kishin të dy kryesuesit e kaluar të Unionit, Bullgarisë dhe Austrisë dhe gjithashtu në lidhje me zgjerimin, ne do të veprojmë në koordinim me presidencat e ardhshme, Finlandën dhe Kroacinë, duke siguruar vazhdimin e qëllimeve që janë pjesë e agjendës strategjike të Unionit”, tha Stanilla.
Ambasadori rumun potencoi e Ballkani Perëndimor është rajon me interes strategjik për BE dhe presidenca rumune do të përqendrohet në heqjen e pengesave dhe forcimin e mëtejshëm të komunikimit të ndërsjellë të vendeve nga rajoni.
“Kohezioni është term që nuk ndërlidhet vetëm me BE-në, por është diçka që është e zbatueshme për marrëdhëniet e saj me partnerët, vendet kandidate dhe vendet në rrethinën e saj”, tha Stanila, duke shtuar se kjo qasje integruese ndaj kohezionit sigurisht do ta përfshijë edhe Maqedoninë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shtoi se Rumania do të mbështesë vendimin pozitiv për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.
Para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani i cili i ka uruar Stanilës për fillimin e presidencës rumune, duke potencuar se për Maqedoninë është pozitive që në një periudhë aq të rëndësishme për të me BE-në të kryeson vendi që është mik dhe mbështetës i madh i saj në procesin e eurointegrimeve.
“Shpresoj që presidenca rumune do të hyjë në historinë e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht, gjatë presidencës së Rumanisë, do të fillojnë negociatat e Republikës së Maqedonisë me BE-në”, theksoi Osmani dhe shtoi se logoja e kohezionit nën të cilën kryeson presidenca rumune i ka lënë përshtypje të madhe për arsye se sikur është krijuar për ngjarjet aktuale në Maqedoni si sinonim për integrimin, që është tejet e rëndësishme të arrihet në shoqërinë tonë.
Përmendi se viti 2018 është vit historik për Republikën e Maqedonisë, perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor u konfirmua me strategjinë për zgjerim që u konfirmua mëtej në Samitin në Sofje, për 12 muaj u zgjodhën çështjet bilaterale me Bullgarinë, Greqinë, ndërsa u miratua edhe Ligji i gjuhëve.
“Me përmbylljen e këtyre tre temave të cilat ndoshta janë të dhimbshme dhe emotive në fund të tunelit shihet dritë, hyrja në BE dhe NATO”, tha Osmani.
Çelsi i vetëm që të hapet porta e BE-së, tha Osmani është të vazhdohet rruga e reformave në sferat e shërbimeve të sigurisë-zbulimit, sistemin gjyqësor dhe administratës publike, por edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat u përcaktuan si prioritet nga ana e BE-së.
Osmani tha se për të gjitha këto fusha kemi çka të tregojmë para Bashkimit Evropian, ndërsa përmendi se kohë më parë është sjell edhe Ligji për ndalim të korrupsionit dhe ndeshje të interesave.
Euroambasadori Samuel Zhbogar para pjesëmarrësve të seancës në Komisionin kuvendor mes të cilëve kishte edhe ambasadorë të vendeve tjera anëtare të BE-së dhe rajonit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe koordinuesit e të gjitha grupeve të deputetëve, theksoi se Kuvendi në muajt e fundit ka bërë punë të madhe në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe në lidhje me sjelljen e një pjese të ligjeve reformuese mes të cilave edhe atë për luftë kundër korrupsionit.
Përkushtim të madh sipas Zhbogar, ka treguar Qeveria e Maqedonisë për finalizimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të mëtutjeshëm të reformave dhe shtoi se ai përkushtim i njëjtë pritet të mbahet edhe në muajt e ardhshëm derisa zgjat kryesimi rumun me qëllim që të shikohet dhe konfirmohet ndryshimi i dukshëm në vend i cili do ta hap rrugën drejt fillimit të negociatave.
“Para jush ka periudhë sfiduese me zgjedhjet presidenciale që do të sjellë deri te zvogëlimi i kohës që nevojitet për zbatimin e këtyre reformave, praktikisht mbesin dy muaj para se të fillojë fushata, që gjithsesi do ta pengojë edhe punën e Kuvendit. Rezultati kyç dhe më i rëndë gjithsesi do të jetë të arrihet një lloj i precedentit në qeverisjen e së drejtës dhe gjyqësisë. Në lidhje me atë ishin miratuar disa ligje duke i ndjekur rekomandimet e KE-së, nga Komisioni Venecias, nga GREKO që është me të vërtetë mirë, por ndryshimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm që të ndryshohet sjellja”, porositi Zhbogar.
Shfaqi shpresë sa më shpejtë që është e mundur të emërohen anëtarët e Komisionit të ri antikorrupsion dhe se zgjedhjet nuk do të mbahen pa kurrfarë komisioni.
“Përbërja e re e Komisionit antikorrupsion do të jetë indikator për sinqeritetin e Kuvendit, të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit”, tha Zhbogar dhe theksoi se BE-ja nga afër do ta ndjek këtë proces.