Uashington, 5 shkurt – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot e përshëndeti vendimin e 20 vendeve evropiane, në mesin e të cilave edhe Maqedonia për pranimin e Huan Guaidos si president i përkohshëm i Venezuelës.
“I përgëzojmë Austrinë, Belgjikën, Kroacinë, Çekinë, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Islandën, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Maqedonisë, Holandës, Polonisë, Portugalisë, Spanjës, Suedisë dhe Britanisë së Madhe për mbështetjen e popullatës së Venezuelës, me pranimin e Guaidos si president të përkohshëm”, shkroi Pompeo në Tuiter, pwrcjellw gazeta KOHA.
Spikeri i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Huan Guaido muajin e kaluar u shpall si president i përkohshëm i Venezuelës në vendin e shefit të shtetit Nikollas Maduro, i cili ishte zgjedhur në atë funksion vitin e kaluar në zgjedhjet të cilat ishin bojkotuar nga opozita dhe rezultatet e të cilave ishin kontestuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash nga vendet perëndimore.
Shumë shpejt pas vetëshpalljes së Guaidos, Uashingtoni e pranoi si president të përkohshëm të Venezuelës, shembull të cilin e ndoqën edhe shumë shtete amerikane dhe evropiane. Nga ana tjetër, disa vende, në mesin e të cilave edhe Rusia, Turqia, Irani dhe Kuba, mbetën në anën e Maduros.(koha.mk)