Klubi kilian O’Higgins kanë zgjedhur një dizajn mjaft interesant të numrave në fanellat e tyre.
Numrat në fanellat e treta të këtij klubi janë në formë të patatinave të McDonalds.
Kjo pasi që klubi ka arritur një marrëveshje sponsorimi me gjigantët e Ushqimit të Shpejtë, dhe në vend që ta vënë logon e tyre, i kanë vënë patatinat e McDonalds.
Por ky nuk është rasti i parë, pasi që klubi spanjoll Guijelo, në fanellat e tyre i kanë qindra pjesë të proshutës, pasi që ky produkt e përfaqëson historinë e qytetit të tyre.