Shkup, 20 shkurt – Ndalimi i miellit të Maqedonisë ndaj Kosovës ka për shkak të kontrolleve shtesë nëse përmes Maqedonisë së Veriut kryhet rieksport të miellit nga Serbia. Për problemin janë të njoftuar autoritetet në vend dhe tashmë është vendosur kontakt me përgjegjësit nga Kosova.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi konfirmoi se ekziston problem me çfarë tashmë ka biseduar me prodhuesit e miellit në vend dhe ka vendosur konkakt me kolegun nga Kosova.
Siç u përgjigj në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike me Grupacionin e përpunuesve të mishit, është siguruar nga kolegu kosovar se problemi do të zgjidhet për disa ditë.
“Ne kujdesemi për secilin sektor që tregon edhe fakti se bashkërisht me ministrin e Bujqësisë kur u vendos dogana hymë në kontakt dhe e zgjodhëm problemin”, theksoi ministri.
Ai vlerësoi se punët dypalëshe që i kanë shtetet e tjera të mos ndikojnë mbi prodhimet tona.
Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se informacionet e fundit nga Dogana theksojnë se nuk ka ngecje në vendkalimin kufitar as kthim të kamionëve.
Pas janë vendosur doganat e Kosovës në nëntor dhe dhjetor nga Maqedonia janë importuar në Kosovë 2416,6 tonë miell në vlerë prej 672071 euro. Eksporti i përgjithshëm në 10 muajt e parë të vitit të kaluar është 38,6 tonë miell. (koha.mk)