Paris, 22 shkurt – Presidenti francez Emanuel Makron të mërkurën në Paris do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën do të bisedojë për marrëdhëniet transatlantike, Bregzitin, projektet franceze-gjermane në mbrojtje dhe për çështje të tjera në lidhje me të ardhmen e BE-së, lajmëron korrespodenti i MIA-s.
Sipas Pallatit të Eliseut, presidenti francez dhe kancelarja gjermane do të bisedojnë për “temat kryesore të cilat do të jenë në rend dite të Këshillit të ardhshëm Evropian, i caktuar për në mars, si politika industriale evropiane, përforcimi i Eurozonës, lufta kundër lajmeve të rreme, Bregziti, marrëdhëniet transatlantike dhe situata ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet mes të dyja vendeve në sferën e mbrojtjes.
Makroni dhe Merkeli do të bëjnë edhe kontroll të zbatimit të marrëveshjes franceze-gjermane për bashkëpunim dhe integrim të nënshkruar në janar.