Përfaqësuesja e Kosovës duket se nuk e konsideron si “shtëpinë” e saj stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Drejtuesit e FFK duket se kishin vendosur të largoheshin nga ky stadium për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre në Gjermani, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kosova dëshironte të luante në stadiumin e Këlnit dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Turqisë dhe Letonisë, kërkesë kjo qe nuk është marrë parasysh nga ana e drejtuesve të Këlnit, edhe të policisë gjermane. Federata e Futbollit të Kosovës na ka kontaktuar”, konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës së Këlnit, Lutz Ëingerath. Gjithashttu ai deklaroi se kjo gjë nuk është marrë parasysh për faktin se duheshin leje të tjera. Ndërkohë drejtori i Policisë Qëndrore në Duisburg, Jan Shabaker u shpreh: “Sipas mendimit tonë, dy ndeshjet nuk duhet të zhvillohen në Këln”, duke bërë që Kosova të vijë të luajë sërish në “Loro Boriçi”