Tashmë që ka siguruar titullin e 8 kampion në historinë e tij dhe në pritje për të fituar Kupën e Francës, PSG ka nisur të mendojë për merkaton. Trajneri Thomas Tuchel kërkon që të ketë më hapësira në përzgjedhjen e emrave të merkatos, punë të cilën deri më tani e ka mbuluar totalisht Drejtori Sportiv Henrique.
Buffon, Dani Alves, Thiago Silva dhe Cavani janë në përfundim të kontratës dhe bashkë me ta, drejt fundit janë edhe Di Maria me Verratin. Disa prej tyre i kanë premtuar besnikëri skuadrës, ndërkohë një pjesë mbetet për t’u parë.
Neymar dhe Mbappe janë pjesë e tyre që mesa duket nuk duan të lëvizin, ndërsa Buffon mund të rinovojë edhe për një sezon kontratën. Largimet nuk do të mungojnë, pasi Meunier nuk po gjen hapësira siç vetë lojtari e ka shprehur publikisht një gjë të tillë dhe që nuk i pëlqen aspak.
Emrat që synohen në merkato janë Allan i Napolit, Herrera i Manchester United dhe Ndombele i Lyonit. Cavani gjithashtu mund t’i japë lamtumirën skuadrës, ndërkohë që për emrin e sulmuesit interesim ka, por problem mbetet paga e lartë prej 14 milionësh euro në sezon.