Të gjithë e mbajmë men Paolën e vogël të ‘Piter Pan’ vitin e kaluar. Edhe pse për disa kohë nuk u pa në ekran, Paola tashmë shtë rikthyer duke bashkëpunuar me një këngëtar.
Së fundmi këngëtari Denis Taraj ka zgjedhur Paolën si pjesë të klipit për një këngë me tematikë shumë prekëse.
Kënga flet për një baba i cili duhet ta rrisë të bijën i vetëm dhe në videoklip Denisi luan rolin e babait ndërsa Paola rolin e vajzës. Në këtë bashkëpunim Paolën e dëgjojmë të këndojë për herë të parë me zërin e saj të ëmbël.