Pas shumë këngëtarëve si Drake, Harry Styles dhe yjeve të tjerë të famshëm, tashmë Nicki Minaj mori diçka nga publiku në koncertin e saj.
Gjegjësisht, në koncertin e saj në Detroit në kuadër të turneut botëror Pink Friday 2, Nicki Minaj është goditur nga një objekt nga dikush në audiencë, gjoja byzylyk, siç raportojnë mediat e huaja. Reperi shmangu goditjen nga ky objekt, por megjithatë vendosi të kundërpërgjigjet. Për habinë e tyre, Nikki e mori këtë objekt dhe e hodhi me gjithë fuqinë e saj në audiencë!
Nuk dihet ende nëse ajo ka goditur dhe plagosur dikë, por duket se ky incident e ka zemëruar mjaft këngëtaren.
Në videot që po shpërndahen në rrjetet sociale, shihet se Nicki është inatosur shumë dhe e ka marrë objektin dhe e ka hedhur sërish te publiku me të gjitha forcat e saj dhe e ka ndërprerë për pak kohë performancën. Megjithatë koncertin e ka mbajtur deri në fund, por është larguar nga ajo pjesë e skenës.
Këngëtarja ka performuar edhe mbrëmjen pas incidentit sepse më parë kishte planifikuar dy performanca radhazi.