Athinë, 2 qershor – Nga ora 7 në mëngjes kanë filluar votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi në shtatë periferi dhe 229 komuna, për përzgjedhje të kryetarëve të komunave dhe prefektëve atje ku javën e kaluar asnjë nga kandidatët nuk fitoi 50 për qind plus një votë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, përcjellë KOHA.
Votohet sërish në 71 komuna nga njësitet rajonale, mes të cilave edhe në dy qytetet më të mëdha greke Athinë dhe Selanik.
Vendvotimet gjithashtu sikur edhe në rrethin e parë do të mbyllen në ora 19 sipas orës lokale.(koha.mk)