Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka deklaruar se futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është pjesë e rëndësishme e klubit dhe thotë se ai do të jetë edhe më tej pjesë e klubit, transmeton Gazeta Metro.
Kombëtarja e Holandës do të luajë sonte(e diel) ndeshjen finale ndaj Portugalisë në Ligën A në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në prag të kësaj ndeshje, qendërmbrojtësi holandez ka dhënë një deklaratë për gazetën zvicërane “Blick”, ku mes tjerash ka folur edhe për futbollistin nga Kosova.
“Shaqiri është një lojtar fantastik dhe njeri i madh. Jam shumë i lumtur që ai është në Liverpool dhe më pëlqen të luaj me të’’ – tha fillimisht Van Dijk.
“E ardhmja e Shaqirit? Ai gjithmonë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë këtu. Shaqiri është lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe suksesin tonë. Nuk mendoj se ai[Shaqiri] do të largohet nga Liverpooli. Mendoj se është një spekulim nga mediat’’ – ka deklaruar mbrojtësi i Liverpoolit dhe Holandës.
Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit të kaluar, kur u transferua nga skuadra tjetër angleze, Stoke City.