Ekipi i Renovës në sezonin e ri futbollistikë në Ligën e Parë do të nis me shumë ndryshime. Pas largimeve të dy portierëve nga skuadra tetovare Matija Kobetiç dhe Urosh Gjuriç, pjesë e ekipit të Renovës nuk do të jetë as sulmuesi Emanuel Mbella, raporton gazeta KOHA.
Sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze. Sulmuesi 27-vjeçar tashmë është në kërkim të skuadrës së tij të re, e që sërish mund të ndodh që të jetë në Maqedoninë e Veriut.
Mbella me “gjipspunuesit” u bashkua Renovës janarin e këtij viti, duke arritur nga radhët e Sileksit, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor ka luajtur edhe me FC Shkupin, ndërsa për gjysmë sezoni provoi veten edhe në elitën e futbollit kosovar me fanellën e Gjilanit. Mbella bëhet futbollisti i 6 që largohet nga Renova, pas Xhelil Abdullait, Emran Ramadanit, Muhamed Useinit. (F.Nuhiu/Koha.mk)