Bashkia Tropojë ka vazhduar sot punën për pastrimin e varrezave të dëshmorëve në qytetin “Bajram Curri”. Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi deklaroi se varrezat e dëshmorëve ishin në gjendje të mjerueshme.
“Sot bashkë me ekipin e shërbimit publik bashkia Tropojë bëra një vizitë ndryshe pranë Varrezave të Dëshmorëve. Nuk ishte as pjesë e rutinës, as ndonjë ceremoni por pashë gjendjen e mjerueshme ku prehen heronjtë tanë që pushteti lokal, i deri djeshëm nuk është kujtuar të vë dore absolutisht mbi varrezat e tyre të cilët u flijuan për liri”, tha ai.
Po ashtu, Byberi tha se “respektimi i historisë është një nevojë për çdo vend të qytetëruar, ndaj menjëherë morëm masat për pastrimin e tyre, por me shprese që së shpejti do marrim investime nga qeveria për rikonstruksionin e tyre. Nderimi ndaj dëshmorëve është nderim për historinë por dhe referencë krenarie”, shprehet ai.