Athinë, 30 tetor – Besueshmëria e BE-së do të vlerësohet edhe sipas asaj nëse do të ketë sukses të sigurohet perspektiva evropiane në Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralelisht do të vlerësohet edhe aftësia e qeverisë së re greke të tregojë guxim politik, ka thënë lideri i SIRIZA-s dhe ish kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras në fjalimin e tij në ditën e dytë të Samitit botëror Euro-arab, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Edhe në dy rastet lidhur me BE-në dhe qeverinë, Cipras ka thënë se duhet të shfrytëzohet Marrëveshja e Prespës.
“Konsideroj se në periudhën e ardhshme, në masë të madhe do të vlerësohet si kredibiliteti i BE-së, ashtu edhe aftësia e Greqisë të mbrojë dhe të shfrytëzojë të gjitha arritjet në vitet e kaluara në politikën e jashtme që i kanë dhënë dinamikë të re gjeopolitike rajonit. Kredibiliteti i BE-së do të vlerësohet në Ballkan, në Lindjen e Afërt dhe juglindje të Mesdheut sipas asaj nëse do të ketë sukses të sigurohet perspektiva evropiane në Ballkanin Perëndimor, me këtë edhe stabiliteti në rajon duke përdorë Marrëveshjen historike të Prespës, hap historik mes dy popujve në rajon”, ka thënë lideri i SIRIZA-s, transmeton KOHA.
Sipas Ciprasit njëherësh do të vlerësohet edhe aftësia e Greqisë të mbrojë dhe përdorë arritjet në politikën e jashtme.
“Para së gjithash do të vlerësohet nëse qeveria e re do të tregojë guximin e domosdoshëm politik të mbrojë arritjet kombëtare të Marrëveshjes së Prespës që me populizëm të papërgjegjshëm luftonte si opozitë”, ka shtuar ish kryeministri grek.
Lideri i SIRIZA-s në fjalimin e tij në Samitin e katërt botëror Euro-arab që prej dje është mbajtur në Athinë ka folur për sferat në të cilat mund të ketë bashkëpunim mes Evropës dhe Botës arabe. (koha.mk)