Cristiano Ronaldo praktikisht humb ndeshjen me Atalantën në Bergamo. Trajneri i Juvebtusit, Maurizio Sarri, deklaroi se ekziston vetë, 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Berat Gjimshitit me shokë.
Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit. Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.
“Mes meje dhe tij, – shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp, – nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”
E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi.
“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin.”