Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë, ku epiqendra ishte qyteti i Durrësit.
Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha që tërmeti u godit në një thellësi të përafërt prej 20 kilometrash (12 milje), shkruan CNN, përcjellë GazetaBlic.
Epiqendra ishte në qytetin e Durrësit, rreth 13 milje larg kryeqytetit, Tiranës. Videot e mediave sociale nga zona tregojnë se disa ndërtesa janë shembur. Policia ka thënë për bashkëpunëtorin e CNN se ka edhe të vdekur, duke shuar se goditjet e forta kanë tronditur edhe Tiranën.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi në mëngjes se të paktën 325 persona ishin lënduar.
Shkollat ëjanë mbyllur në tre qytete – Durrës, Lezhë dhe Tiranë – deri në një njoftim të mëtejshëm.