Fabio Paratci ka thënë se Juventusi vështirë që do të bëjë ndonjë tjetër transferim në janar. Dejan Kulusevski u transferua te Zonja e Vjetër nga Parma, mirëpo që u la në formë huazimi te Parma deri në fund të sezonit. Christian Eriksen lidhet me një kalim te kampioni i Serie A-së, mirëpo drejtori i skuadrës italiane nuk beson se do të ndodhë ndonjë përforcim nga ana e tyre.
Juventus ka marrë kreun e tabelës pas fitores 2-1 ndaj Romës në fundjavën që shkoi, e që po rivalizohet për titull nga Nerazzurët.